Ndërlidhjet

Pragë: Masa të larta sigurie për samitin SHBA-Rusi



Në Pragë po zhvillohen përgatitjet e fundit për samitin amerikano-rus të caktuar në 8 prill, ku presidentët Barak Obama dhe Dimitri Medvedev do ta nënshkruajnë marrëveshjen e re për kufizimin e armatimit bërthamor.

Sipas protokollit të Çekisë, nikoqir i takimit është Medvedevi, kurse mysafir Obama për shkak se në funksionin e presidentit është më pak se homologu rus.

Nisur nga sulmet e fundit terroriste në Rusi, në metronë e Moskës dhe në Dagestan, në Pragë janë masat e sigurisë në Pragë janë rritur në nivelin maksimal.
XS
SM
MD
LG