Ndërlidhjet

logo-print

Qeveria dënon shpërthimin në Viti


Qeveria e Kosovës e ka dënuar ashpër "aktin kriminal të shpërthimit dhe djegies së objektit të Drejtorisë Komunale të Arsimit në qendër të Komunës së Vitisë.

Qeveria kërkon nga organet kompetente që ky akt i rëndë të zbardhet dhe shkaktarët e tij të gjenden para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

Shpërthimin e mbrëmshëm në Viti e dënoi edhe misioni i EULEX-it.

“Veprimet e tilla janë sulm i drejtpërdrejtë në sundimin e ligjit dhe nuk kanë vend në një shoqëri moderne dhe të civilizuar", thuhet në deklaratë.

Mbrëmë pas mesnate, persona të panjohur sulmuan me një mjet shpërthyes objektin që shfrytëzohet nga Drejtorati për Arsim i Kuvendit Komunal të Vitisë.

Nga shpërthimi, lëndime të lehta mori njëri nga dy rojet e objektit.
XS
SM
MD
LG