Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Vriten 27 kryengritës



Ushtria e Afganistanit tha se forcat e NATO-s dhe ato afgane kanë vrarë 27 kryengritës në luftimet në tokë dhe sulmet nga ajri në provincën Badgis.

Ndërkohë, aleanca konfirmoi se katër civilë dhe katër kryengritës të dyshuar janë vrarë dje në një sulm ajror të NATO-s në jug të Afganistanit.

Kryengritësit kishin hapur zjarr nga një objekt në provincën Helmand, kurse prania e civilëve ishte zbuluar pasi trupat kishin hyrë në objektin.
XS
SM
MD
LG