Ndërlidhjet

Obama shpalli politikën bërthamore



Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama e ka shpallur politikën e re të mbrojtjes bërthamore.

Administrata Obama tha në dokumentin se “Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të theksojnë se do ta konsiderojnë përdorimin e armëve bërthamore vetëm në rrethana ekstreme për t’i mbrojtur interesat jetike të Shteteve të Bashkuara apo aleatëve dhe partnerëve të vet”.

SHBA thonë se e përjashtojnë mundësinë e përgjigjes bërthamore ndaj sulmeve në Amerikë me armë biologjike, kimike apo konvencionale. Por, kjo bëhet me një kusht. Do të kursehen nga përgjigja bërthamore e SHBA-ve vetëm vendet që i përmbushin detyrimet e Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore, ku nuk përfshihen Irani dhe Korea e Veriut.

Rishikimi i Sjelljes Bërthamore poashtu e përshkruan “terrorizmin bërthamor” kërcënim të menjëhershëm dhe ekstrem, e jo shtetet që zotërojnë armë bërthamore.

Politika e re u shpall vetëm dy ditë para se Obama dhe presidenti rus Dimitri Medvedev ta nënshkruajnë traktatin e ri START për reduktimin e armatimit bërthamor.

Nismat bërthamore të Shtëpisë së Bardhë synojnë t’i inkurajojnë vendet tjera që t’i reduktojnë stoqet e armëve bërthamore apo të heqin dorë nga zhvillimi i tyre.
XS
SM
MD
LG