I akuzuari i Tribunalit të Hagës, Radovan Karaxhiq, përsëri ka kërkuar shtyrjen e gjykimit, i cili duhet të vazhdojë në 13 prill.
Këtë herë, ai përmendi si arsye faktin se gjykata i ka pranuar një mijë e pesëqind deklaratat e dëshmitarëve nga proceset e mëparshme, kurse ai nuk ka pasur mundësinë t'i marrë në pyetje dëshmitarët.
Karaxhiq akuzohet për gjenocid dhe krime lufte kundër njerëzimit gjatë luftës në Bosnje në vitet 1992-1995.