Ndërlidhjet

Rusia kërkon ndëshkimin e piratëve



Rusia ka ndërmarrë një nismë të re për të siguruar se piratët e kapur somalezë do të ndëshkohen.

Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vitalij Çurkin, e prezantoi sot një projekt rezolutë në Këshillin e Sigirmit.

Projekt rezoluta parasheh që sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, të paraqesë raporte tremujore mbi mënyrat për të forcuar sistemin legal ndërkombëtar, dhe për t'u siguruar se nuk do të ketë pandëshkueshmëri për piratët.

Çurkin tha se industria e piraterisë po rritet, dhe se ka pasur probleme me piratët e kapur në ujërat ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG