Ndërlidhjet

SHBA, BE: Situata në Bosnje shqetësuese



“Situata në Bosnje është shqetësuese dhe zgjedhjet e tetorit përfaqësojnë një mundësi për të ndryshuar kahjen e zhvillimeve” tha Valentin Inzko, përfaqësuesi më i lartë ndërkombëtar në Sarajevë.

Komentet e Inzkos u bënë gjatë takimit që ai zhvilloi me nënsekretarin amerikan të Shtetit, Xhejms Steinberg dhe ministrin e Jashtëm të Spanjës, Angel Miguel Moratinos. Steinberg e Moratinos kanë arritur në Bosnjë të martën për një vizitë dy ditore.

Steinberg e Moratinos kanë kërkuar nga udhëheqësit e Bosnjës që të çojnë përpara reformat.

“Zyrtarët e BE-së dhe të SHBA-ve shprehën shpresën se fushata zgjedhore do të përqëndrohet në krijimin e kushteve më të mira të jetës për të gjithë si dhe në masat konkrete për të lëvizur Bosnjën sa më shpejt që është e mundur drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, thuhet në një deklartë të zyrës së përfaqësuesit ndërkombëtar në Bosnjë.
XS
SM
MD
LG