Ndërlidhjet

Stajnberg nesër në Kosovë


Xhejms Stajnberg
Xhejms Stajnberg

Nënsekretari amerikan i Shtetit, Xhejms Stajnberg, pritet të arrijë në Kosovë gjatë ditës së nesërme. Pasdite ai e përfundon vizitën në Sarajevë dhe prej andej niset në Beograd. Në Kosovë ndërkaq, Stajnberg do të takohet me udhëheqësit më të lartë vendorë e ndërkombëtarë.

Ditë më parë, kur lajmëroi vizitën në vendet e Ballkanit, Stajnberg e vlerësoi pavarësinë e Kosovës si faktor stabiliteti në rajon.

Ai pati thënë se një nga çështjet për të cilën dëshiron të bisedojë është si të lehtësohet puna e EULEX-it në Kosovë dhe si të ndërtohen ura mes dy komuniteteve.

Stajnberg gjithashtu pati ngritur edhe çështjen e shqyrtimit në mënyrë pragmatike të mundësive për shtimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.

Diplomati amerikan në Kosovë do të takohet me zyrtarë të lartë vendorë e ndërkombëtarë, në përpjekje që Prishtina e Beogradi të bisedojnë rreth dallimeve të tyre, transmetojnë agjencitë e lajmeve.
XS
SM
MD
LG