Ndërlidhjet

Steinberg e Moratino sot vizitojnë Beogradin



Nënsekretari amerikan i Shtetit, Xhejms Steinberg, pas Sarajevës, pasditen e sotme, arrin për një vizitë dy ditore në Beograd. Para vizitës në Serbi, diplomati amerikan ka mbështetur reformat serbe në rrugën drejt integrimit evropian. Ai ka theksuar edhe rëndësinë e bashkëpunimit më Gjykatën e Hagës.
Steinberg nesër viziton Kosovën, që do të jetë dhe ndalesa e fundit e turneut të tij ballkanik. Ditë më parë, kur lajmëroi vizitën në rajon, Steinberg e vlerësoi pavarësinë e Kosovës si faktor stabiliteti në rajon.

Diplomati amerikan do të takohet me zyrtarë të lartë vendorë e ndërkombëtarë në përpjekje që Prishtina e Beogradi të bisedojnë për çështje praktike.
XS
SM
MD
LG