Ndërlidhjet

logo-print

Messi - trashëgimtari i Peles

  • RFE /RL

Lionel Messi

Lionel Messi


I cilësuar si një nga futbollistët më të mëdhenj, në mos më i madhi, Lionel Andres Messi, nga Argjentina, me stilin dhe aftësitë e tij ka bërë që shumëkush ta krahasojë me legjendat e futbollit, siç ishin Pele, Krojf, Maradona…

Messi është lindur më 24 qershor 1987, në Argjentinë. Me futboll ka filluar të merret që në moshë të re dhe potenciali i tij është identifikuar nga ekipi i Barcelonës, për të cilin edhe luan.

Gjithashtu është edhe pjesëtar i kombëtares së Argjentinës. Në ndeshjen kundër Arsenalit, në kuadër të Ligës së Kampionëve, Barcelona fitoi 4 – 1 dhe të gjitha golat u shënuan pikërisht nga Messi.

Pas lojës, trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, tha se “nuk njeh shumë lojtarë në botë që mund të shënojnë gola të këtilla”.

“Ishte sikur të luaja në Sony Playstation”, është përgjigjur Messi.


XS
SM
MD
LG