Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Rishikimi i sjelljes bërthamore

  • RFE /RL

Uashington, 6 prill 2010.

Uashington, 6 prill 2010.



Një vit pas zotimit për një “botë pa armë bërthamore”, presidenti amerikan, Barak Obama, ka shpalosur politikën e re kombëtare, që konsiston në reduktimin e rolit dhe numrit të armëve bërthamore dhe që synim të fundit ka botën pa armë bërthamore.

Sipas politikës së re, Qeveria amerikane nuk do t’i shfrytëzojë armët bërthamore kundër vendeve që nuk disponojnë armë atomike.

Në takimin me gazetarët në Stejt Departament, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka thënës se strategjia e re shënon ndërprerje dramatike me logjikën e kohës së kaluar.

“Rishikimi i sjelljes bërthamore paraqet gurthemel në transformimin e forcave tona bërthamore dhe qasjes ndaj çështjes nukleare. Ne jemi duke ripozicionuar prioritetet tona në evitimin e terrorizmit bërthamor dhe duke reduktuar rolin dhe numrin e armëve bërthamore, gjithnjë duke ruajtur sigurinë e kombit tonë dhe aleatëve tanë”, ka thënë Hillari Klinton.

Uashington, 6 prill 2010.
Ajo ka shtuar se kjo politikë e përmbajtjes vlen vetëm për vendet që respektojnë Marrëveshjen për moszgjerimin e armëve bërthamore.

Në këtë kontekst, sekretari i Mbrojtjes, Robert Gejts, ka pohuar se Shtetet e Bashkuara mund ta sulmojnë Iranin dhe Korenë Veriore, nëse ato vendosin të bëjnë sulm bërthamor.

Kur kemi të bëjmë me vende të kësaj kategorie, të gjitha opsionet mbeten të hapura, ka thënë Gejts, për të shtuar:

“Me vendet siç janë: Irani dhe Koreja Veriore, bëjmë përjashtim dhe të gjitha opsionet mbeten të hapura”
, ka thënë Gejts dhe ka shtuar se në këtë kategori hyn edhe Al Kaeda.

Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara me këtë strategji kanë lëvizur drejt politikës së mospërdorimit fillestar të armëve bërthamore, por ka vënë në pah se arsenali i pasigurt bërthamor në gjithë botën do të thotë që Uashingtoni nuk përjashton goditjet parandaluese.

Majk Mullen, kryesues i Shtabit Madhor të forcave të armatosura, ka thënës se kjo politikë e re nuk do të bëjë kompromis me çështjen e sigurisë së Shteteve të Bashkuara.

“Pavarësisht që redukton rolin e armëve bërthamore, kjo strategji riafirmon zotimin tonë për t’i mbrojtur interesat vitale të Shteteve të Bashkuara, partnerëve dhe aleatëve tanë me arsenal më të balancuar bërthamor dhe mjete të tjera jobërthamore, që sot i disponojmë”,
ka thënë Majk Mullen. (m.k.)
XS
SM
MD
LG