Raportohet se së paku pesë vetë janë vrarë sot jashtë presidencës së Kirgizisë në kryeqytetin Bishkek, kur shpërthyen të shtënat ndërmjet forcave të sigurisë dhe njerëzve që ishin në turmën e demonstruesve kundër qeverisë.
Korrespondentët e Radios Evropa e Lirë e kanë parë shpërthimin e përleshjes derisa mijëra demonstrues e rrethuan presidencën në Bishkek, për të kërkuar dorëheqjen e presidentit, Kurmanbek Bakiev.
Më herët gjatë ditës, reporterët e Radios Evropa e Lirë, i kanë parë demonstruesit duke hedhur gurë në ndërtesën e policisë dhe në presidencë. Policia ishte përgjigjur me gaz lotsjellës dhe plumba gome, në përpjekje për ta shpërdnarë turmën.
Në qytetin verior, Talas, gjatë natës protestuesit e kanë rimarrë kontrollin ndaj një ndërtese qeveritare dhe kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit Bakiev.
Protesta janë mbajtur edhe në qytetet Osh dhe Tokmok.