Ndërlidhjet

Kabul: Karzai u takua me presidentin e Radios Evropa e Lirë


Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, është takuar mbrëmë me presidentin e Radios Evropa e Lirë, Xhef Gedmin, në përfundim të turneut të tij pesëditësh për promovim të lirisë së mediave.

Zoti Karzai, i cili gjatë javës së kaluar i bëri disa komente anti perëndimore, tha se emisionet e Radios Evropa e Lirë për Afganistanin, “i mundësojnë qeverisë që të dëgjojë drejtpërsëdrejti nga populli”.

Zoti Gedmin tha se ky program “po luan rol vital në ripërtritjen e shoqërisë civile, që ishte shkatërruar nga talibanët”.
XS
SM
MD
LG