Ndërlidhjet

Suedi: Arrestohet serbi i dyshuar për përfshirje në krime në Kosovë


Autoritetet e Suedisë e kanë arrestuar një serb lidhur me akuzat për krime të luftës ose vrasje të kryera në Kosovë në vitin 1999, ka njoftuar sot policia.

Zyrtarët e policisë suedeze, thanë se “njeriu, i cili është me origjinë serbe” dhe nuk është shtetas suedez, në të 30-tat, është i dyshuar për krime “të ndërlidhura me ngjarjet që ndodhën në Kosovë në vitin 1999, në fshatin Çyshk”.

Sipas tyre, hetimet që çuan në këtë arrestim, ishin zhvilluar për “një kohë të shkurtër”.

Muajin e kaluar, Zyra e prokurorit të Serbisë, njoftoi se e kishte filluar hetimin për 26 vetë “të dyshuar për vrasjen e 41 njerëzve në fshatin Çyshk, afër Pejës, më 14 maj të vitit 1999, që rrjedhimisht kanë kryer krime të luftës kundër popullatës civile”.
XS
SM
MD
LG