Ndërlidhjet

logo-print

Moskë: Rusia dhe Polonia i përkujtojnë masakrat sovjetike


Kryeministri i Rusisë, Vlladimir Putin, dhe ai i Polonisë, Danillo Tusk, kanë arritur sot në Katyn, për një pjesëmarrje të përbashkët, të paprecedente, në ceremonitë që shënojnë masakrën nga periudha sovjetike të afro 22 mijë polakëve, në këtë qytet perëndimor të Rusisë.

Kryeministrat Putin dhe Tusk e kanë vënë gurthemelin e Kishës së Re Ortokokse ruse, në vendin e masakrës dhe kanë vizituar varret e viktimave të vrasjeve nga periudha e Stalinit.

Në fjalimin e tij, kryeministri Putin, nuk kërkoi falje për vrasjet, siç shpresonin disa polakë. Ai tha se “nuk na takon ne, që ta ndryshojmë atë që ka ndodhur në të kaluarën", por rusët dhe polakët u bënë viktima të totalitarizmit “sikur vëllau me vëllanë”.

Sot shënohet 70 vjetori i masakrës në Katyn, që u bë me urdhër të ish liderit sovjetik, Jozef Stalin.

Gjatë periudhës sovjetike, Moska i fajësonte trupat gjermane për këto vrasje.

Në vitin 1992, presidenti i atëhershëm i Rusisë, Boris Jelcin, i publikoi dokumentet, që tregonin se Stalini i kishte urdhëruar vrasjet.
XS
SM
MD
LG