Ndërlidhjet

NYT: “Politikat bërthamore të Obamës”


Presidenti Barak Obama

Presidenti Barak Obama

“New York Times”


Presidenti Barak Obama ka folur qartë rreth vizionit të tij për një botë pa armë bërthamore. Është një qëllim i lartë, që nuk do të arrihet gjatë presidencës së tij, madje as për vite pas saj.

Por, është kohë me rrezik, që ai po merr një hap kaq të rëndësishëm për ta bërë botën të sigurt dhe për ta forcuar kredibilitetin e vendit të tij, në përpjekjet për t’i kufizuar ambiciet bërthamore të Iranit, të Koresë së Veriut dhe të të tjerëve.

Në këta dy dhjetëvjeçarë, pas fundit të Luftës së Ftohtë, SHBA-të dhe Rusia ende kanë një numër total prej 200 mijë armësh bërthamore.

Presidenti Obama ka ringjallur negocimet për kontrollin e armëve dhe, këtë javë, ai dhe presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, do të nënshkruajnë një marrëveshje të re, e para që nga viti 2002, për reduktimin e armëve bërthamore.

Të martën, Obama ka lëshuar planin e tij ndaj çështjes bërthamore. Plani përcakton kushtet, në të cilat SHBA-të duhet t’i përdorin armët bërthamore.

Plani i fundit u bë në vitin 2002 nga administrata e presidentit Xhorxh Bush, duke u dhënë armëve bërthamore një rol kritik në mbrojtjen e vendit dhe të aleatëve të tij, si dhe sugjeronte se mund të përdoren kundër armiqve që ushtrojnë sulm kimik, biologjik ose madje kundër forcave konformiste.

Plani i ri thotë se roli fundamental i armëve bërthamore është për t’i penguar sulmet bërthamore ndaj SHBA-ve dhe aleatëve të tyre dhe përjashton përdorimin e armëve bërthamore kundër vendeve pa armë bërthamore, madje dhe kur ato sulmojnë SHBA-të me armë të tjera.

Këtu ka një kufizim të rëndësishëm. Garancia shkon vetëm te vendet që pranojnë Marrëveshjen për Reduktimin e Armëve Bërthamore, duke u lënë kështu jashtë Koreja e Veriut dhe Irani.

Do të ishte mirë nëse Obama bën që qëllimi i vetëm i armëve bërthamore të jetë frenimi i një sulmi bërthamor. Askush nuk mund ta imagjinojë se SHBA-të do të përdorin ndonjëherë armë bërthamore sërish.

Epërsia e madhe ushtarake e Amerikës është më se e mjaftueshme për t’u mbrojtur kundër sulmeve.

Mençurisht, presidenti Obama, reduktimin e armëve bërthamore e ka kthyer në një prioritet strategjik. Dhe, administrata e tij ka vendosur të udhëheqë me shembull konkret.

Ne jemi veçanërisht të inkurajuar ta shohim dokumentin shqyrtues, që vendi nuk do të zhvillojë armë të reja bërthamore. Nuk është më e nevojshme të ketë armë të reja bërthamore.

Projekti angazhohet për vazhdimin e pakësimit të mëtejshëm të armëve me Rusinë. Dhe, thuhet se e ardhmja flet se duhet të shkohet në reduktimin e 15 mijë raketave, në total që mbajnë SHBA-të dhe Rusia.

SHBA-të kanë 500 armë taktike bërthamore, që konsiderohen të sigurta, ndërsa Rusia ka 3 mijë ose më shumë, që janë në rrezik të vidhen.

Çdo marrëveshjeje i duhen vite të plotësohet dhe Obama dhe Medvedev duhet t’i fillojnë bisedimet tani.

Shqyrtimi gjithashtu angazhon bisedime me Kinën rreth arsenalit të saj bërthamor.

Angazhimi i Obamës është t’i mbajë të sigurta rezervat bërthamore. Tashmë, ai ka mbështetur një shumë ekstra prej 624 milionë dollarësh nga buxheti i vitit të ardhshëm për laboratorët bërthamorë dhe premtimet, si dhe një shtesë prej 5 miliardë dollarësh për pesë vjetët e ardhshëm, për rinovimin e infrastrukturës së vjetër.

Obama gjithashtu ka premtuar mbështetje për armë të tjera të avancuara.

Asnjë nga këto masa duket se nuk qetësojnë kritikat ndaj tij, të cilat flasin se Obama po dobëson mbrojtjen e Amerikës. Madje, kritikat shtohen kur vjen koha për të ratifikuar Traktatin e ri START me Rusinë.

Sfidat e sigurisë së vendit janë të larta. Dhe, shumica e amerikaneve kësaj nuk i kushton vëmendje. Obama ka një argument të fortë dhe do t’i duhet të ecë përpara. (a.ç.)
XS
SM
MD
LG