Ndërlidhjet

Ankara: Diplomati turk në Armeni për bisedime për pajtim


Zyrtarët e Turqisë thonë se diplomatë të lartë të këtij vendi janë në Armeni për bisedime për përpjekjet për pajtim, para takimit të ardhshëm të liderëve turkë e armenë në Shtetet e Bashkuara.

Nënsekretari i i ministrisë së jashtme të Turqisë, Feridun Sinirlioglu, pritet që të disktuoj për përpjekjet e të dy vendeve për afrim.

Në muajin tetor, Turqia dhe Armenia, kanë nënshkruar marrëveshje historike, por ajo nuk mund të implementohet pa ratifikim në parlamentet përkatëse.

Me marrëveshje parashihet vendosje e marrëdhënieve diplomatike dhe hapje e kufijve të përbashkët, që ishin mbyllur nga Turqia në vitin 1993, në shenjë proteste, për shkak të luftës së Armenisë me Azerbajxhanin.

Procesi i paqes ishte ndërlikuar me kontestin territorial Nagorno-Karabakh, ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë dhe kërkesat nga Armenia, që Turqia t’i njohë si gjenocid vrasjet e miliona armenëve, gjatë Perandorisë Osmane.
XS
SM
MD
LG