Ndërlidhjet

Kirgizi: Autoritetet thonë se janë vrarë së paku 17 vetë


Ministria e shëndetësisë e Kirgizisë thotë se së paku 17 vetë janë vrarë dhe afro 180 të tjerë janë plagosur, në përleshjet ndërmjet policisë dhe protestuesve anti qeveritarë.

Protestuesit në kryeqytetin Bishkek, tashmë kanë depërtuar në Parlamentin e Kirgizisë, ndërsa nga Zyra e prokurorisë është parë flaka.

Asnjë stacion televiziv nuk transmeton program, pasi protestuesit e zemëruar kanë depërtuar në selinë e ndërtesës së Televizionit shtetëror.

Protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e presidentit Kurmanbek Bakijev.

Zoti Bakijev ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në kryeqytetin Bishkek.
XS
SM
MD
LG