Ndërlidhjet

Bosnjë: Heqja e vizave nga BE-ja shpallet në qershor


Bashkimi Evropian është i gatshëm për ta shpallur tërheqjen e regjimit të vizave për shtetasit e Bosnjës, në muajin qershor, thanë politikanët e Bosnjës.

“Ministri i jashtëm i Spanjës, Miguel Angel Moratinos, më tha qartazi se ata zyrtarisht do ta shpallin tërheqjen e regjimit të vizave në qershor”, tha lideri politik boshnjak, Sulejman Tihiq.

Ai mëtutje ka theksuar se shpallja e këtij vendimi do të bëhet gjatë samitit Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor, në Sarajevë, në fillim të qershorit.

Këtë deklaratë Sulejman Tihiq, lider i Partisë për Aksion Demokratik, që është partia më e madhe myslimane në Bosnjë, e bëri pas takimit me ministrin spanjoll Moratinos dhe zëvendës serketarin amerikan të shtetit, Xhejms Steinberg.
XS
SM
MD
LG