Ndërlidhjet

Pragë: Obama dhe Medvedev e nënshkruajnë paktin atomik


Presidenti amerikan, Barak Obama, do ta përfundoj të arriturën e parë madhore të tij në politikën e jashtme, duke e nënshkruar marrëveshjen historike për armatimin atomik, me presidentin e Rusisë, Dmitri Medvedev, nesër në Pragë.

Megjithqë marrëveshja do t’i reduktoj në mënyrë modeste aresenalet atomike të të dy palëve, zoti Obama shpreson se ajo paraqet moment të mirë për qëllimet e tij kryesore, për përmirësimin e raporteve me Moskën dhe për lirimin e botës nga armatimi bërthamor.
XS
SM
MD
LG