Ndërlidhjet

Prishtinë: Xhejms Steinberg e viziton Kosovën


Në kuadër të turneut diplomatik në rajon, zëvendëssekretari amerikan i shtetit, Xhejms Steinberg, nesër viziton Kosovën, ka njoftuar ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.

Sipas njoftimit, ai në Prishtinë do të zhvillojë takime me presidentin Fatmir Sejdiu, me kryeministrin Hashim Thaçi dhe ministrin e Jashtëm të Kosovës, Skënder Hyseni.

Gjatë pasdites, zyrtari i lartë amerikan do ta vizitojë edhe Manastirin e Graçanicës, ku do të zhvillojë edhe një takim me kryetarët e tri komunave të sapoformuara serbe.

Gjatë kësaj vizite njëditore në Kosovë, Steinberg, i shoqëruar edhe nga presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi, do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për gazetarë.
XS
SM
MD
LG