Ndërlidhjet

Kabul: Hidhet poshtë afrimi i Karzait me talibanët


Zëdhënësi i presidentit të Afganistanit, Hamid Karzai, sot i ka hedhur poshtë raportet se presidenti është kërcënuar me bashkim me kryengritjen talibane, nëse atij i bëhet presion nga fuqitë perëndimore.

Zëdhënësi Vahid Omar, tha se Qeveria e Karzait ishte e shokuar duke i parë komentet në media dhe nuk e dinte se prej nga vinin ato.

Për komentet e Karzait, që dyshohet se u bënë në një takim me ligjëvënësit, të shtunën e kaluar, është raportuar gjerësisht dhe kjo e ka shtyrë Shtëpinë e Bardhë, që të thotë se vizita e planifikuar e Karzait në Uashington mund të anulohet, nëse presidenti afgan nuk e ndal fajësimin e Shteteve të Bashkuara për problemet e tij.

Tre ligjëvënës afganë i kanë thënë agjencisë AP se Karzai dy herë ishte kërcënuar me bashkim me talibanët, nëse do të vazhdonte presioni nga Shtetet e Bashkuara ndaj tij për eliminimin e ryshfetit, të favorizimit dhe vjedhjes zgjedhore.

Njëherësh, kryeministri i Kanadasë, Stiven Harper, tha sot se komentet aktuale anti-perëndimore të Karzait janë “krejtësisht të papranueshme” për Kanadanë dhe aleatët e saj.
XS
SM
MD
LG