Ndërlidhjet

Kirgizi: Presidenti u përmbys, opozita e mori pushtetin


Liderja opozitare në Kirgizi, Roza Otunbaeva, thotë se tash ajo është kryeu i asaj, që ajo e përshkruajti si “qeveri e përkohshme”, pas largimit të presidentit Kurmanbek Bakijev, gjatë trazirave të djeshme, nga të cilat, sipas zyrtarëve, u vranë së paku 65 vetë.

Ish ministrja e jashmte, Otunbaeva, që e ndihmoi presidentin Bakiev, të bëhet president para pesë vitesh, tha se planet e opozitës parashohin që ajo “ta koordinoj” qeverinë e përkohshme për gjashtë muaj, derisa të hartohet propozim teksti i Kushtetutës së re të Kirgizisë.

Zyrtarë të ministrisë së shëndetësisë të Kirgizisë, thanë se është konfirmuar vdekja e së paku 65 personave, ndërsa afro 400 të tjerë janë plagosur dhe gjenden në spital, nga pasojat e dhunës së djeshme, përfshirë edhe përleshjet ndërmjet policisë dhe protestuesve.

Raportohet se presidenti Bakijev, është larguar nga kryeqyteti Bishkek, në qytetin jugor Osh, megjithqë duket se mbështetësit opozitarë atje e kanë marrë kontrollin ndaj objekteve qeveritare dhe të sigurisë.
XS
SM
MD
LG