Ndërlidhjet

Kabul: Talibanët e paraqitën videon e ushtarit të zënë amerikan


Talibanët në Asfganistan e kanë publikuar videon, që e tregon ushtarin amerikan, të zënë në verë të vitit të kaluar.

Ushtari në videoi, Bou Bergdal, tha se ai dëshiron të kthehet në shtëpi te familja e tij në Ajdaho. Ai poashtu tha se lufta në Afganistan nuk ia vlenë aq sa humbja e jetëve.

Një person, që përshkruhet si zëdhënësi i talibanëve, tha se militantët kërkojnë lirimin e një numri të kufizuar të të burgosurve në shkëmbim për lirimin e ushtarit amerikan.

Zëdhënësi i armatës së Shteteve të Bashkuara tha se ai nuk mund ta konfirmoj autenticitetin e videos.
XS
SM
MD
LG