Ndërlidhjet

logo-print

Pragë: Obama arriti për nënshkrimin e marrëveshjes me Rusinë


Presidenti amerikan, Barak Obama, ka arritur në Pragë, ku gjatë ditës do ta nënshkruaj marrëveshjen për armatimin atomik, me presidentin e Rusisë, Dmitri Medvedev, me të cilën parashihet reduktim i arsenalit bërthamor i të dy vendeve.

Marrëveshja e re START, që e zëvendëson paktin e mëparshëm, i cili skadoi në dhjetor të vitit të kaluar, pritet të nënshkruhet aty kah mesdita në selinë e presidencës çeke në Pragë.

Zoti Obama, para një viti, po në Pragë, pat thënë se qëllim i tij është puna drejt botës pa armamtim atomik.

Presidenti Medvedev, i cili mbrëmë arriti në Pragë, tha se marrëveshja e re Shtetet e Bashkuara – Rusi, mund të luaj rol të rëndësishëm në përpjekjet për çarmatimin e ardhshëm në botë.
XS
SM
MD
LG