Ndërlidhjet

logo-print

Moratinos: BE shpreson për heqjen e vizave për Bosnjën


Bashkimi Evropian shpreson se do ta shpallë tërheqjen e regjimit të vizave për shtetasit e Bosnjës, në muajin qershor, tha Miguel Angel Morations, ministër i jashtëm i Spanjës, e cila aktualisht e kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Evropian.

Njëherësh, ai ka kërkuar nga liderët lokalë që ta vërtetojnë gatishmërinë për ndërmarrjen e reformave.

“Me të vërtetë shpresoj se kur të kthehem në qershor, do të jem në gjendje, që në emër të Bashkimit Evropian, të shpallë formalisht se populli i Bosnjë Hercegovinës mund të udhëtoj pa viza në gjithë Bashkimin Evropian”, u tha zoti Morations gazetarëve, mbrëmë në Sarajevë.

Ai iu referua samitit Bashkimi Evropian - Ballkani Perëndimor, që pritet të mbahet në Sarajevë, në fillim të qershorit.
XS
SM
MD
LG