Ndërlidhjet

Bosnjë: Arrestohen 7 të dyshuar për trafikim të drogës


Autoritetet në Bosnjë Hercegovinë thonë se policia kufitare e këtij vendi, ka konfiskuar 155 kilogramë kanabis dhe ka arrestuar 7 persona të dyshuar, që janë përpjekur për të kontrabanduar drogë në Bosnjë nga Mali i Zi.

Në njoftimin e prokurorit shtetëror thuhet se policët e kishin gjetur drogën gjatë kontrollit të kamionit, që nga Shqipëria kishte kaluar nëpër Mal të Zi.

Arrestimi i menjëhershëm i dy njerëzve në kamion, çoi në arrestimin e pesë personave të tjerë në qytetet Tuzlla dhe Banja Llukë.

Agjencia AP raporton nga Sarajeva, se aksioni ishte ndërmarrë pas një hetimi të përbashkët, gjatë disa muajve, nga autoritetet në Bosnjë Hercegovinë, Mal të Zi, Serbi dhe Slloveni.

Trafikimi i drogës, i armatimit dhe i njerëzve në rajon, kishte lulëzuar pas luftërave ballkanike në vitet e 90-ta.
XS
SM
MD
LG