Ndërlidhjet

logo-print

Topalli: Kosova para proceseve të mëdha



Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli në një konferencë të përbashkët për media me homologun e saj kosovar Jakup Krasniqi, tha se Kosova ndodhet para proceseve të mëdha. Topalli theksoi gjithashtu se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme.

“Jemi optimistë për njohje të reja. Ne jemi të kënaqur që pavarësinë e Kosovës e kanë njohur 65 vende dhe ky proces është i pakthyeshëm”, tha Topalli, duke shtuar se pavarësia e Kosovës tashmë është fakt i kryer.

“Ne besojme fort se gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nuk do të cënojë sovranitetin e shtetit të Kosovës”, tha Topalli.

Kryeparlamentari i Kosovës Jakup Krasniqi vuri në dukje se shteti më i ri në Ballkan po konsolidohet çdo ditë e më shumë.

Duke iu referuar marrëdhënieve më shtetin shqiptar, Krasniqi tha se përvecse të shkëlqyeshme, ato janë të ngjashme me marrëdhëniet vëllazërore. Sa i përket shtetit të ri, Krasniqi siguroi se Kosova po konsolidon institucionet e saj në kuadër të integrimit.

Nga ana e saj kyetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e vlerësoi raportin e marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë si model unik të bashkëpunimit në rajon.
XS
SM
MD
LG