Ndërlidhjet

logo-print

Obama dhe Medvedev nënshkruan marrëveshjen


Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama dhe presidenti i Rusisë Dimitri Medvedev e nënshkruan traktatin mbi armët bërthamore.

Traktati, i cili u nënshkrua në Pragë, synon t'i eliminojë qindra armë nga arsenalet bërthamore të dy vendeve.

Obama e quajti marrëveshjen e re mbi armatimin një hap themeltar për sigurinë bërthamore dhe marrëdhëniet SHBA-Rusi.

Ai tha se traktati është hap i rëndëdishëm përpara, por vetëm një hap në rrugëtimin e gjatë.

Obama gjithashtu shtoi se ai dhe Medvedev janë dakorduar që t’i zgjërojnë diskutimet mbi planet amerikane për sistemin e mbrojtjes raketore.

Presidenti amerikan tha se marrëveshja është arritur në bisedimet përpara nënshkrimit të sotëm të marrëveshjes së re START.
XS
SM
MD
LG