Ndërlidhjet

Obama dhe Medvedev kritikojnë Iranin



Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama e ka veçuar Iranin si vend i cili duhet të “izolohet” dhe të “përballet me pasoja” për shkak të cënimit të Traktatit të Mosproliferimit.

Presidenti rus Dimitri Medvedev gjithashtu e kritikoi Iranin se ka dështuar t’u përgjigjet “shumë propozimeve konkrete” lidhur me programin bërthamor të tij.

Medvedev tha se Rusia “nuk mund ta mbyllë njërin sy” para dështimit të Iranit për t’i përmbushur obligimet që dalin nga Traktati i Mosproliferimit.

Medvedev shtoi se është e nevojshme që Këshilli i Sigurimit të diskutojë mundësinë e sanksioneve kundër Iranit.

Obama dhe Medvedev i bënë këto komente pas nënshkrimit të marrëveshjes START në Pragë.
XS
SM
MD
LG