Ndërlidhjet

Stainberg dhe Daçiq biseduan për Kosovën



Nënkryetari i Qeverisë serbe Ivica Daçiq i ka thënë zëvendësekretarit amerikan të Shtetit, Xhejm Sienberg se Serbia dëshiron bashkëpunim të mirë me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, KFOR-in, UNMIK-un dhe EULEX-in, sepse qëllimi i saj është që në Kosovë të ketë paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët.

Siç është njoftuar pas takimit, Daçiq dhe Steinberg kanë shprehur kënaqësinë për bashkëpunimin e ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe strukturave të sigurisë në Shtetet e Bashkuara, në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Zyrtari i lartë amerikan është takuar edhe me presidentin e Serbisë, Boris Tadiq.

Pasdite Stainberg do të shkojë për vizitë në Kosovë.


XS
SM
MD
LG