Ndërlidhjet

Rusia rrit praninë ushtarake në Kirgizi



Rusia e ka rritur praninë ushtarake në Kirgizi pas përmbysjes së qeverisës ë presidentit Kurmanbek Bakiev.

Nikollai Makarov, shef i shtabit të përgjithshëm, tha se rreth 150 trupa ruse janë dërguar në Kirgizi për të mbrojtur personelin e forcave ajrore ruse dhe familjet e tyre në qytetin Kant pranë kryeqytetit Bishkek.

Më herët, kryeministri Vladimir Putin u ofroi atë që e quajti "ndihmë humanitare" liderëve të opozitës, të cilët thonë se kanë formuar qeveri të përkohshme.
XS
SM
MD
LG