Ndërlidhjet

Meta: Kosova dhe Serbia të kenë dialog institucional


Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta bëri thirrje sot për vendosjen e dialogut institucional mes Kosovës dhe Serbisë për të mirën e qytetarëve.

Meta i bëri këto komente pas takimit me kordinatorin e Qeverisë së Kosovës për strategjinë e Veriut, Ylber Hysa.

"Shprehim mbështetjen tonë më të plotë në implementimin e strategjisë së veriut, që është e domosdoshme për forcimin më tej të bashkëjetesës midis shqiptarëve dhe serbëve në shtetin e ri të Kosovës", tha Meta.

Hysa tha se strategjia për veriun është dëshmi e vullnetit të mirë që ajo po tregon për integrimin e komunitetit serb në veri dhe një përcaktim për të qënë partnere në zgjidhjen e kësaj çështje së bashku me BE-në dhe SHBA-në.

Hysa u prit edhe nga kryeministri Sali Berisha, ku theksoi vullnetin e qeverisë kosovare për të luajtur rolin e saj juridik dhe emancipues në trajtimin e problemeve që shoqërojnë zhvillimet në Kosovë.

Berisha garantoi mbeshtetje te vazhdueshme per qeverinë kosovare, në të gjitha aspektet e jetës ekonomike, politike dhe shoqërore, në të gjithë territorin e saj di dhe çdo faktor e iniciativë, e cila synon zhvillimin e integruar, progresin, harmoninë e bashkëpunimin midis komuniteteve në Mitrovicë.
XS
SM
MD
LG