Ndërlidhjet

Tadiq, Stainbergut: Kurrë nuk do ta njohim Kosovën



Presidenti i Serbisë Boris Tadiq i tha zv/sekretarit amerikan të shtetit Xhejms Stainberg se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Siç transmeton AP, Tadiq ka thënë se pavarësia e Kosovës është “vija e kuqe”, të cilën Serbia kurrë nuk do ta kalojë.

Ai ka shtuar se Serbia insiston në “zgjidhje kompromisi, e cila nënkupton se asnjëra palë nuk është as fitues dhe as humbës”.

Më herët Steinberg dhe nënkryetari i Qeverisë serbe Ivica Daçiq, kanë biseduar për bashkëpunimin e Serbisë me përfaqësuesit ndërkombëtare në Kosovë, KFOR-in, UNMIK-un dhe EULEX-in.

Zëvendës sekretari i Shtetit Xhejms Stainberg pasdite qëndron në Kosovë.
XS
SM
MD
LG