Ndërlidhjet

Rriten tensionet në Tajlandë



Qeveria e Tajlandës e ka bllokuar faqen e internetit të opozitës, ndërsa kryeministri Abhisit Vexhaxhiva e anuloi vizitën e planifikuar në Vietnam, një ditë pasi u shpall gjendje e jashtzakonshme për shkak të trazirave që filluan nga mesi i marsit.

Megjithate, demonstrantët nuk i kanë përfillur urdhërat për t'u larguar nga pjesa komerciale e Bangkokut, dhe paralajmëruan se nesër do të organizojnë tubimin më të madh deri tani.

Demonstrantët thonë se qeveria nuk është legjitime pasi ish kryeministri Taksin Shinauatra u përmbys me grush shtet në vitin 2006, ndërsa dy qeveritë pasuese janë rrëzuar me vendime të gjyqit.

XS
SM
MD
LG