Ndërlidhjet

Presidenti i Kirgizisë nuk jep dorëheqje



Presidenti i Kirgizisë Kurmanbek Bakiev tha se nuk jep dorëheqje nga posti.

Ai e bëri këtë njoftim në një intervistë për radion "Eho" të Moskës.

"Jam kryetar shteti i zgjedhur dhe nuk pranoj asnjë humbje", tha Bakiev.

Ai tha se aktualisht ndodhet në jug të Kirgizisë, dhe se nuk planifikon të largohet nga vendi.

Bakiev e akuzoi opozitën për dhunën, e cila e tronditi Kirgizinë në ditët e fundit.


XS
SM
MD
LG