Ndërlidhjet

logo-print

Presidenti i BE-së do të takojë udhëheqësin amerikan



Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompui do të zhvillojë javën e ardhshme bisedimet e para me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barak Obama.

Zëdhënësi i Van Rompui, Dirk De Backer, tha se "është planifikuar një takim i shkurtër ndërmjet tyre".

Van Rompui, i cili e mori detyrën në nëntor, do të udhëtojë në Uashington për samitin bërthamor më 12 dhe 13 prill.

XS
SM
MD
LG