Ndërlidhjet

logo-print

Platini: Ukraina ka dy muaj afat


Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini sot i ka dhënë Ukrainës dy muaj afat që t'i përmbahet orarit të përgatitjeve për Kampionatin Evropian në futboll, 2012.

"Nuk mund të humbim më kohë", tha Platini pas takimit me presidentin Viktor Janukoviç në Kiev.

Platini tha se beson në Ukrainën, por shtoi se duhen garanca më të mëdha nga autoritetet për të ecur përpara. Ai ngriti dyshime nëse Ukraina do të jetë në gjendje t'a organizojë kampionatin në bashkëpunim me Poloninë, duke thënë se punimet në stadiumin olimpik në Kiev janë vonuar.

XS
SM
MD
LG