Ndërlidhjet

Rumania rrit trupat në Afganistan



Presidenti rumun, Trajan Bashesku, tha se Rumania do të rritë nivelin e trupave në Afganistan.

Bashesku tha se trupat do të rriten në 1.800 nga 1.073 në shtator.

Ai tha se vendimi është marrë muajin e kaluar në një takim të nivelit të lartë të mbrojtjes.

Bashesku i bëri këto komente para nisjes për në Pragë ku do të marrë pjesë në darkën e organizuar nga presidenti amerikan, Barak Obama.
XS
SM
MD
LG