Ndërlidhjet

Lajçak: Rasti i Kosovës është 'sui-generis'



Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak ka thënë se rasti i Kosovës është “sui generis” dhe nuk mund të shfrytëzohet si precedent për asnjë vend tjetër.

Lajçak i ka bërë këto komente gjatë takimit me presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu., njoftoi zyra e presidentit.

Sejdiu ka theksuar se në Kosovë është ndërtuar një realitet pozitiv që ka kontribuar në rritjen e stabilitetit dhe paqes në rajon, kurse rrota e historisë nuk mund të ndalet e as të kthehet prapa.

Nga ana e tij, Lajçak theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe shprehu interesimin e Sllovakisë për bashkëpunim të gjithanshëm me Kosovën dhe në veçanti në fusha që do të lehtësonin jetën e qytetarëve të të dy vendeve.
XS
SM
MD
LG