Ndërlidhjet

Shqyrtohet bashkëpunimi SHBA-Rusi rreth Kirgizisë



Zyrtarët të Shteteve të Bashkuara thanë se po punojnë ngushtë me Rusinë për t’iu përgjigjur kryengritjes në Kirgizi.

Presidentët Barak Obama dhe Dimitri Medvedev e diskutuan çështjen para nënshkrimit të marrëveshjes për armatimin në Pragë.

Majkëll MekFoll, këshilltar i lartë i Obamës për çështjet ruse, nënvizoi se Shtetet e Bashkuara nuk e shohin konfliktin në konteks të raporteve SHBA-Rusi.

MekFoll e paraqiti bashkëpunimin rreth Kirgizisë si një shenjë tjetër e përmirësimit të marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

Ai tha se Medvedev e inicoi bisedën me presidentin Obama.
XS
SM
MD
LG