Ndërlidhjet

Obama siguron aleatët e Evropës Lindore



Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama u takua mbrëmë me liderët e Evropës Qendrore dhe Lindore, për t’i zbutur drojet se marrëdhëniet më të mira SHBA-Rusi nënkuptojnë dobësimin e lidhjeve të sigurisë me ish satelitët sovjetikë.

Obama shtroi një darkë për 11 liderët në Pragë pasi nënshkroi marrëveshjen për reduktimin e armatimit me homologun e tij rus, Dimitri Medvedev.

Vendimi i administratës Obama që t’i prishë planet për ndërtimin e pjesëve të mburojës kundër raketore në Çeki dhe Polon i kanë nxitur disa dyshime tek disa vende se lidhjet e tyre me Uashingtonin mund të dobësohen.
XS
SM
MD
LG