Ndërlidhjet

Netanjahu anulon pjesëmarrjen në samitin bërthamor



Izraeli tha se kryeministri Benxhamin Netanjahu e ka anuluar vizitën e planifikuar në Uashington për të marrë pjesë në samitin mbi sigurinë bërthamore të thirrur nga presidenti Barak Obama.

Zyrtarë izraelitë citohen të kenë thënë se Netanjahu e ka marrë këtë vendim pasi mësoi se Turqia dhe Egjipti mund të planifikojnë që pjesëmarrjen e tyre ta shfrytëzojnë për t’i bërë thirrje Izraelit që ta nënshkruajë marrëveshjen për Mospërhapjen e armëve bërthamore.

Izraeli asnjëherë nuk ka pohuar dhe as mohuar që zotëron armë bërthamore, por besohet se është i vetmi vend bërthamor në Lindjen e Mesme.
XS
SM
MD
LG