Ndërlidhjet

Rusia mund të njohë pushtetin në Kirgizi, SHBA të pavendosur



Rusia ka ecur drejt njohjes së udhëheqësisë së vetëshpallur të Kirgizisë, përderisa Shtetet e Bashkuara ende nuk kanë vendosur t’i njohin autoritetet e reja.

Ndërkohë, presidenti Kurmanbek Bakiev i ka hedhur poshtë thirrjet për dorëheqje, duke thënë se ai mbetet lideri legjitim i vendit.

Raportet thonë se në Bishkek gjendja është jostabile, me të shtëna armësh nëpër rrugët e kryeqytetit.

Autoritetet e reja kanë paralajmëruar se plaçkitësit mund të qëllohen.
XS
SM
MD
LG