Ndërlidhjet

Obama fton Senatin të ratifikojë marrëveshjen me Rusnë



Presidenti amerikan Barak Obama dhe aleatët kryesorë të Partisë Demokratike kanë bërë thirrje për ratifikim të shpejtë në Senat të marrëveshjes së re me Rusinë mbi reduktimin e armatimit bërthamor.

Në një intervistë për televizionin ABC, Obama u bëri thirrje ligjvënësve Republikanë ta mbështesin traktatin, duke thënë se kjo është në interesin më të mirë të SHBA-ve, dhe do t’i ndihmojë Uashingtonit të ballafaqohet me çështjet e proliferimit, të cilat Obama i përshkroi si ndoshta kërcënimi më i madh që Amerika përballet në të ardhmen.

Obama tha se Demokratët do të duhet të bindin të paktën tetë ligjvënës Republikanë për të siguruar dy të tretat e nevojshme të votave në Senat.
XS
SM
MD
LG