Ndërlidhjet

KB: Bisedime për sanksione shtesë ndaj Iranit



Emisarët e gjashtë fuqive botërore janë dakorduar të takohen përsëri javën e ardhshme për të diskutuar mbi sanksionet e mundshme të Kombeve të Bashkuara kundër Iranit për shkak të programit kundërthënës bërthamor.

Në takim morën pjesë emisarët nga Rusia, Britania, Kina, Franca dhe SHBA, plus Gjermania.

Ambasadori rus në OKB, Vitalij Çurkin, tha se në takim u diskutuan “propozime konstruktive” për dhënien fund të mosmarrëveshjes me Teheranin.

Çurkin u bëri jehonë fjalëve të ambasadorit kinez Li Baodong, duke thënë se gjashtë fuqitë ende parapëlqejnë mundësinë e arritjes së zgjidhjes diplomatike me Teheranin.
XS
SM
MD
LG