Ndërlidhjet

Afganistan: Bie helikopteri i NATO-s, vdesin 3 amerikanë



Forca Ndërkombëtare e Sigurisë në Afganistan tha se tre ushtarë amerikanë dhe një civil janë në mesin e të vdekurve kur një helikopter i NATO-s u rrëzua në juglindje të Afganistanit.

Në deklaratën e ISFA-it thuhet se shkaku i rrëzimit të aeroplanit në provincën Zabul nuk dihet, dhe se janë ndërmarrë hetime.

Përkatësia e civilit të vdekur nuk është bërë e qartë.
XS
SM
MD
LG