Ndërlidhjet

logo-print

Kirgizia përkujton viktimat e trazirave



Qindra njerëz janë tubuar në qendër të kryeqytetit të Kirgizisë, Bishkek, për t'i përkujtuar viktimat e trazirave politike që lanë të paktën 75 të vdekur dhe e detyruan presidentin të largohet.

Kirgizia ka shpallur dy ditë zie për viktimat e protestave.

Figurat e opozitës që u vetëshpallën liderë të rinj të vendit, thonë se situata është nën kontroll, por presidenti Kurmanbek Bakiev, i cili u largua në jug të vendit, ka refuzuar të dorëzojë pushtetin.
XS
SM
MD
LG