Ndërlidhjet

Obama largohet nga Praga



Presidenti amerikan, Barak Obama, u largua nga Praga, ku nënshkroi me Rusinë marrëveshjen mbi çarmatimin bërthamor. Marrëveshja kërkon nga të dyja vendet të zvogëlojnë me një të tretën arsenalin e armëve bërthamore.

Pakti i ri START zëvendëson atë të vitit 1991, i cili ishte në fuqi deri në dhjetor të vitit 2009.

Mbrëmjen e së enjtes presidenti Obama u takua për një darkë pune me udhëheqësit e 11 shteteve të vendeve të Evropës Qëndrore e Lindore. Këta të fundit janë të shqetësuar se do të mbeten në hije pas përmirësimit të raporteve SHBA-Rusi.
XS
SM
MD
LG