Ndërlidhjet

Poloni: Rusia t’i publikoj dokumentet për masakra në Katyn


Parlamenti i Polonisë sot ka kërkuar nga Rusia, që t’i publikoj të gjitha dokumentet lidhur me masakrën e vitit 1940, kur policia sekrete sovjetike i vrau ofcierët polakë në Katyn dhe në vende të tjera.

Ligjëvënësit polakë këtë kërkesë e kanë bërë në deklaratën që shënon 70 vjetorin e vrasjes së afro 22 mijë të të burgosurve polakë të luftës, në fillim të Luftës së Dytë Botërore.

Ata konsiderojnë se pajtimi mund të ndërtohet vetëm nëse tregohet respekt për të vërtetën.

Anëtarët e Parlamentit të Polonisë vlerësuan se pjesëmarrja e kryeministrit të Rusisë, Vlladimir Putin, në memorialin e së mërkurës, ishte një “gjest i rëndësishëm”.
XS
SM
MD
LG